“Elite-AE” në Bërxullë prej 30 vitesh kultivon erëza në sera për eksport

4

Objektivi strategjik i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është garantimi i rritjes së sasisë dhe cilësisë së prodhimit organik. Kjo jo vetëm për rritjen e të ardhurave, por edhe garantimit të rritjes së cilësisë së jetesës për konsumatorët.

Nga ana tjetër, prodhimi organik konsiderohet si avantazh i rritjes së mundësisë së eksportit në Rajon dhe me gjerë, duke mundësuar kështu rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare si dhe ndikuar në reduktimin e importit dhe rritjen e eksportit.

Kompania “Elite-AE”, në Bërxullë, e cila prej 30 vitesh ka si aktivitet kryesor kultivimin e erëzave në sera për eksport.

Nëpërmjet certifikimit BIO dhe Global GAP, ka arritur të eksportojnë produktet e tyre përtej tregut vendas, në Zvicër, Danimarkë, Kroaci dhe synojnë ta zgjerojnë hartën e eksporteve edhe më tej në botë.

/ata.gov.al