Fermerët, aplikim në e-Albania pa dokumente për çertifikatën e cilësisë për prodhimin e fidanëve

8

Bizneset për pajisjen me dokument zyrtar për standardet e cilësisë për fidanët e prodhuar në Shqipëri mund të aplikojnë në e-Albania pa asnjë dokumentacion të nevojshëm.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka shtuar ofrimin e shërbimeve online në platformën e-Albania, duke lehtësuar kështu punën e sipërmarrjeve në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit.

Pas plotësimit të kritereve ligjore dhe shlyerjes të detyrimit financiar lëshohet certifikata zyrtare, koha e nevojshme e marrjes së shërbimit, është 2 vite.

Plotësimi i certifikatës fitosanitare me dorë, si dhe realizimi i monitorimit kërkon mesatarisht 1-1.5 orë punë. Ndërsa procesi online për të gjithë Operatorët Ekonomik që do të kryejë eksporte, nuk zgjat më shumë se 10 minuta.

Referenca: ata.gov.al