Festa e Lakrorit në Polenë, turistët shijojnë kulinarinë në fshatin e njohur të Korçës

8

Amvisat e Korçës u mblodhën edhe këtë vit sërish bashkë në Polenë për festën e lakrorit.

Gatimi tipik i zonës, lakrori me saç, apo lakrori me dy petë, ishte në çdo tryezë të kësaj feste në fshatin me traditë.

Gratë polenake, por dhe të gjithë Korçës, e ruajnë me fanatizëm recetën e lakrorit që kërkohet nga shumë vizitorë në Korçë gjatë gjithë vitit.

Mënyra e pjekjes është një prej elementëve që e bën unike shijen e këtij gatimi.

Turistët e ardhur nga vende të rajonit kanë mbetur shumë të kënaqur nga këto ushqime tradicionale.

Festa e Lakrorit, e cila organizohet çdo gusht me synim për të promovuar kulinarinë dhe traditën e Polenës, po tërheq gjithmonë e më shumë vizitorë, të cilët zgjedhin Korçën si destinacion të fundjavës.

/ata.gov.al