Festivali i Filmit në Sofje, Shqipëria garon me 3 filma

93

Kinematografia shqiptare është në konkurrim me tri filma në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit që ka hapur siparin më 7 mars në Sofie, për të vijuar deri më 17 mars.

“Delegacioni” i regjisorit Bujar Alimani është pjesë zyrtare e konkurrimit për çmimin e madh, “Open Door” i Florenc Papas dhe “Luna Park” i po këtij regjisori, janë në kategoritë “në proces” dhe “diskutime”. Regjisori Papas do të jetë dhe pjesë e një paneli mbi kinemanë sot, që zhvillohet gjatë ditëve të këtij festivali.

Në qendër të filmit Delegacioni është historia e një delegacioni të ardhur nga Komuniteti Europian në Shqipëri për të mësuar më shumë mbi të drejtat e njeriut. Personi që kryeson delegacionin, ka qenë shok i ngushtë shkolle diku në Pragë me një shqiptar.

Ky kryesues patjetër do të flasë me shokun e tij shqiptar, të cilit do ti besoj të vërtetën për këto të drejta apo shtypjen e demokracive në Shqipëri. E pikërisht këtë njeri, pra shokun e kryesuesit të delegacionit qeveria komuniste shqiptare asokohe, para qysh 17-të viteve e ka futur në burg politik në Shqipëri.

Nga Ministria e Brendshme, shkon një makinë e sigurimit të shtetit për ta marrë nga burgu këtë njeri, duke e sjellë urgjentisht në Tiranë, që ti tregojë mikut të huaj që këtu çdo gjë shkon mbarë. Filmi përcjell mesazhe të forta dhe është pritur mirë dhe në Festivale të tjera ndërkombëtare ku ka qenë i pranishëm. Skenari është nga Artan Minarolli.