Festivali i filmit të Salernos, shpallet fitues filmi ”Të thyer”

110

Filmi “Të Thyer”, me skenar dhe regji nga Edmond Budina, është shpallur fitues i festivalit të 72 të Salernos në Itali. Këtë vit ishin 120 filma në konkurrim midis të tjerëve mori pjesë edhe Matteo Garrone me “Dogman”.

Filmi “Broken” (Të Thyer) është një tjetër çmim për regjisorin e njohur Edmond Budina, por ky vlerësim shkon dhe për kinematografinë shqiptare.

Produenctja tregon se puna me filmin ka pasur synim për të sjellë një prodhim kinematografik sa artistik dhe shoqëror. Në gjithë këto vite nga Festivali i Salernos kanë kaluar emrat më të mëdhenj të kinemasë botërore, këtu filluan hapat e tyre të para Mario Soldati, Norman MacLaren, Vittorio De Sica Claude Lelouch, Giorgio Treves, Manfredo Manfredi, Duccio Tessari, Alberto Sordi  e shumë të tjerë etj.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Salerno arriti këtë vit në edicionin e tij të 72 dhe është një nga më të vjetrit në botë.