Festivali Ndërkombëtar i Filmit BERLINALE, Kosova merr pjesë për herë të parë

59

Për herë të parë Kosova shkon në Berlinale me filmin “Në mes”. Ishte vetë Festivali Ndërkombëtar i Filmit BERLINALE që njoftoi pjesëmarrjen e filmit të autorit Samir Karahoda në garën ndërkombëtare të filmave të shkurtër.

Prezantimi i Kosovës në pothuaj ngjarjen më të madhe filmike në Evropë tregon që sukseset e mëparshme nuk kanë qenë të rastësishme.

Filmi është prodhim autentik i Kosovës, si me mbështetje ashtu edhe në produksion.

Premiera e filmit në Berlinale do të jetë më 12 Shkurt.