Fillimviti shkollor, kryebashkiaku i Pukës ndan rrogën me fëmijët jetim

273

Kreu i Bashkisë Pukë, z. Gjon Gjonaj, pasi uroi në shkolla të ndryshme fillimin e vitit të ri mësimor, mbajti një takim të veçantë me nxënësit jëtim nga i gjithë territori i bashkisë. Bashkë me urimin për fillim të mbarë të proçesit mësimor ju dhuroi nga një zarf me një sasi të hollash, e cila ishte e mjaftueshme për pajisjen e këtyre nxënësve më të gjitha mjetet mësimore.

“Teksa qeveria ju kompenson librat, ishte detyra jonë të mëndonim dhe për mjetet shkollore përmes një ndihmë financiare. Bashkia fatkeqësisht nuk ka një ekonomi që të përballoj plotësisht nevojat tuaja, por unë do të bëj çfarë të mundem që të ndihmojmë në çdo rast prindrit tuaj. Ju lutem mos e konsideroni veten të vetëm, pasi për çdo rast ju mbeteni prioriteti im dhe i të gjithë bashkisë. Ju uroj suksese dhe lutem që të korrni suksese në shkollë pasi kështu do te siguroni një të ardhme të ndritur”- u shpreh kryebashkiaku Gjonaj.

Nxënësit dhe prindërit e tyre e konsideruan nismën e kryebashkiakut si të veçantë, ndërsa u shprehen se ishte hera e parë që dikush kujtohej e kujdesej për ta.

14332997_329018560767437_4345941472058737228_n14344075_329018614100765_129594288731142200_n14344075_329018774100749_6360937767441484544_n14333726_329018717434088_9047393820351973034_n14322762_329019070767386_6846738909448036409_n14332918_329019287434031_4842363965478602352_n14322754_329019440767349_7500876382436683211_n14316739_329019170767376_8978807293139510171_n14292276_329019797433980_8466407549122521931_n