Një tjetër sukses për filmin “Zgjoi”. Filmi me regji të Blerta Basholli është përzgjedhur si kandidat për trofeun “Filmi më i mirë” nga European Film Awards”.
Vetëm disa muaj më parë “Zgjoi”, kjo histori e vërtetë dhe frymëzuese, u nderua me tri çmime në festivalin më të madh të filmit të pavarur në SHBA, 2021 Sundance Film Festival, si “Filmi më i mirë”, “Regjisorja më i e mirë” dhe “Vlerësimi i publikut”.
“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik mes Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicër), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri)”, tha Margariti.