Fondi i Teatrit për të Rinj sjell dramën “Ikja” në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës

32

Teatri “Migjeni” i Shkodrës sjell sonte për publikun, shfaqjen “Ikja”. Vepra ka autorësinë e Bujar Hoxhaj dhe vjen me regji të Rafael Hoxhaj dhe muzikë nga Rafael Marinaj.

“Ikja” do të përballë spektatorin me dilemat e një largimi. Ajo vjen si një rrëfim nga qielli dhe gjithashtu si një përjetim dhe akt momental. Drama vë pikëpyetje dhe trajton ikjen si fenomen jo veç të njëkuptimtë por shumë planësh:

Ikja nga përgjegjësitë dhe detyrimet si qytetar i një vendi relativisht në zhvillim e sipër.

Ikja nga vendi në kërkim të një jete më të mirë.

Ikja e pakthyeshme, ajo e madhja, ikja nga kjo botë.

Por a është “Ikja” një zgjidhje? Apo, nuk kemi zgjidhje tjetër veç “Ikjes”?

Me këto pikëpyetje që rëndojnë të paktën një herë në jetën e një njeriu,  “Ikja” parë filozofikisht do të mundësohet nga Fondi i Teatrit për të Rinj, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Artdashësit do ta kenë hyrjen e lirë në Teatrin “Migjeni”.

/ata.gov.al