Kurorës së gjelbër të qytetit të Pukës i shtohen edhe 1000 drurë të tjerë Akacie, të mbjellë përgjatë skrapatave në grykëderdhjen e Liqenit të qytetit, duke krijuar një tjetër pamje piktoreske për qytetin verior.
Aksioni i radhës erdhi pas çlirimit të kësaj pjese nga mbeturinat e shumta dhe bimësia e egër që mbizotëronte në hyrje të qytetit.
Pas kësaj zone, të hënën e ardhshme, Shërbimi Pyjor pranë bashkisë do të pyllëzojë skrapatën e zhveshur përballë varrezave, ndërkohë që vijon aksioni për mbjelljet në rrugën e Qelzës.