Fotografi Kristaq Sotir, mjeshtër i portretit dhe i artit të të vëzhguarit

10

Kristaq Sotir ishte një ndër fotografët më të njohur në Shqipërinë e gjysmës së parë të shek XX. Ai është cilësuar nga kritikë vendas dhe të huaj si mjeshtër i portretit dhe i artit të të vëzhguarit.

Krijimtaria e tij merr vlera të veçanta për anën sociale, ekonomike, kulturore, fetare të kohës të përfaqësuara nga një seri tematikash të larmishme ku një ndër to është edhe peizazhi.

Specialistët e fotografisë e kanë cilësuar Sotirin “poet të natyrës” pasi ai ishte kërkues dhe interpretues i pasionit për natyrën. Në shkrepjen e peizazheve ai ishte romantik, trajtonte bukuritë e botës natyrore, ndërveprimin e natyrës në një shkallë më të drejtpërdrejtë me qenien njerëzore, të cilat vërehen dhe tek fotot e liqenit.

Pa dyshim që fotografitë e Sotirit mbeten një pasuri kombëtare në këtë fushë, si vlerë dokumentuese dhe artistike. Nga Sotiri sot trashëgohen rreth 15.000 negativë dhe rreth 1.700 fotografi që përbëjnë bazën e gjithë punës së mjeshtrit.

Drejtoria Rajonale Trashëgimisë Kulturore Korçë sjell disa foto me tematikë nga Liqeni i Pogradecit.

/ata.gov.al