FOTOT/ Banesa e Vangjush Mios në Korçë merr tjetër pamje

12

DRTK Korçë solli në vëmendje fotot e ndërhyrjes restauruese të banesës Mysafirhane të Vangjush Mios, nëpërmjet programit Bonusi i Rijetësimit 2022, për të rikujtuar se është hapur thirrja II për vitin 2023. Thirrja i drejtohet kujtdo që do të restaurojë apo rijetësojë një objekt monument kulture apo që ndodhet në qendra historike.

Gjatë vitit 2022, në qarkun e Korçës, ishin pjesë e skemës mbështetëse 7 objekte, një prej të cilëve është edhe Mysafirhane e Vangjush Mios ku u realizuan punime restauruese mirëmbajtëse, në fasadë, çati, dyer dhe dritare.

Së bashku me banesën e Vangjush Mios, u restuaurun edhe disa objekte pjesë e programit Bonusi i Rijetësimit 2022. Pas restaurimit ato krijojnë një kompleks, si disa të tilla në qytetin e Korçës. Ato ndërhyjnë si kompleks objektesh, duke rritur vlerat në zonë dhe në Qendrën Historike të Korçës.