FOTOT/ Ekspozita që mund të ndiqni në Tiranë gjatë gjithë kësaj jave

149

Në Muzeut Historik Kombëtar është zhvilluar sot, Tirana Foto Festival, një event vjetor fotografie që promovon më së miri qytetin e Tiranës.

Qëllimi i Festivalit është të promovojë Tiranën përmes artit të fotografisë. Ky event mbahet në datat 1-7 nëntor në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Tirana Foto Festival organizohet nga DMO Albania dhe Visit Tirana në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës dhe Muzeut Historik Kombëtar.

Programi i festivalit përfshin: ekspozitën fotografike me pamje nga Tirana dhe rrethinat e saj, workshop, forume, foto-walk etj.