FOTOT/ Galeria Kombëtare të Arteve ekspozitë me pasurinë e jashtëzakonshme ndër vite

28

Në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve vazhdon të qëndrojë e hapur ekspozita me fondin e këtij institucioni ndër vite. Bëhet fjalë për atë fond që përbën një pasuri të jashtëzakonshme kombëtare, pasi janë vepra të cilat datojnë që nga viti 1898 deri në vitin 1999. Pjesë e kësaj ekspozite përveç pikturave, janë edhe skulpturat, skicat, karikaturat më të mira ndër vite.

Ekspozita e hapur më 18 shtator do të presë vizitorët pa afat kohor, madje është menduar që veprat të jenë pjesë e një lloj linje muzeale, çka do të thotë që mund të jenë përgjithmonë të ekspozuara për publikun.

Ekspozita është e hapur për vizitorët cdo ditë të javës nga e hëna në të shtunën nga ora 10 deri në 16-30. Vlera e biletës është 200 lekë të reja.