FOTOT – Nga rosa e madhe e zezë tek lauresha me brirë, çfarë zbuloi vrojtimi ornitologjik i fundvitit

104

Gjatë monitorimit mujor të shpendëve ujor dimërues në liqenin e Prespës dhe atë të Ohrit, ekipi i PPNEA arriti të vrojtonte një individ të rosës së madhe të zezë (Melanitta fusca) në liqenin e Ohrit.

Sipas PPNEA, vrojtimi i fundit i këtij lloji në vendin tonë ka qenë në vitin 2018, sërish në këtë liqen.

Krahas vrojtimit të gjelëzës sqephollë (Phalaropus lobatus), çafkës së purpurt (Ardea purpurea) si dimërues, laureshës me brirë (Eremophila alpestris) si folezues etj., vrojtimi i rosës së madhe të zezë në liqenin e Ohrit ishte vrojtimi i rrallë “përmbyllës” për ekipin tonë dhe një lajm i mirë për Shqipërinë./PPNEA