FOTOT/ Një park japonez në qytetin e serenatave, ja sa kanë avancuar punimet

157

Në qytetin e Korçës vazhdon puna për krijimin e parkut më të ri, atij japonez.

Një hapësirë me funksion çlodhës dhe argëtues për qytetarët po ndërtohet në një sipërfaqe prej 15,000 m2 rrëzë kodrave të qytetit.

Ky park do të kthehet në një hapësirë dekorative dhe të dashur për qytetarët korçarë, si dhe për vizitorët e këtij qyteti, që i mbledh ata në çdo stinë.

Falë këtij projekti, 27 “kopshte komunitare” do të shërbejnë si hapësira funksionale për banorët e Korçës, të cilët duan të merren me kopshtari dhe kultivimin e prodhimeve të ndryshme.

Përveç pasqyrave të ujit, urave, bimësisë japoneze dhe detajeve të tjera tipike, pranë këtij parku po ndërtohet kopshti i parë urban në Shqipëri.