FOTOT/ Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë destinacioni i çdo stinë

13

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë mbetet një nga destinacionet më të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj në çdo stinë të vitit. Parku ofron pamje fantastike. Ai ka një florë dhe faunë të jashtëzakonshme dhe bukuri marramendëse.

Parku Kombëtar i Ekosistemit Shebenik – Jabllanicë shtrihet në verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit dhe ka sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore e zënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësore ato jo prodhuese, shkëmbore, si dhe trojet.

Parku shtrihet brenda këtyre kufijve të Bulqizës, Steblevë me rrugën Librazhd- Dorëz, ura e lumit Rapun, pranë fshatit Zagosht, shkalla e Lunikut, fshati Llange, Fushë-Studen.