Frymëzuese/ 19-vjeçarja nga Tirana pas shkolle ndihmon familjen e varfër

131

Një rast i padëgjuar në realitetin e vështirë të ditëve të sotme, është evidentuar pikërisht në kryeqytet.

Bëhet fjalë për një 19-vjeçare e cila jeton në të njëjtën lagje me një çift të moshuarish të cilët janë lënë në harresë

Daena jeton në të njëjtën lagje të Tiranës me çiftin Muçollari, 400 metra larg shtëpisë gati të rrënuar të tyre. 19-vjeçarja, pasi mbaron shkollën gjen gjithmonë pak kohë për të takuar dhe ndihmuar familjen e varfër.

Vajza shprehet:

Me thënë të drejtën mbase unë nuk kam një ekonomi familjare shumë-shumë të mirë që tua rregulloja shtëpinë, por i kam ndihmuar me aq sa kam pasur mundësi. Qoftë me ushqime, qoftë me ca kishim mundësi me familjen time.

Më parë, 53-vjeçari Resmi Muçollari punonte në ndërtim, por nga pafuqia nuk mundej më.

Çifti është shprehur:

Në këtë moshë që kemi, të arrij unë në këtë gjendje, të rri koshave e mbeturinave e me sëmundje e me të gjitha. Mbledhim kanaçe, bidona, plastmase. fitojmë 200 lekë, 300 lekë”.

Por kjo shumë lekësh nuk është e mjaftueshme për të plotësuar nevojat minimale jetike.

Daena është shembulli më i mirë që gjithsecili prej nesh mund të kontribuojë brenda mundësive