Frymëzuese/ Është 107 vjeç dhe ende punon… berber!

163

Pasioni dhe puna e mbajnë njeriun. Quhet Anthony Mancinelli dhe është berberi më i moshuar në botë.

”Ai punon ende me kohë të plotë”, bëri të ditur gazeta ”New York Times”.

Ai u lind në Napoli 107 vjet më parë dhe në vitin 1911 emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mancinelli praktikon aktivitetin e tij  në New Windsor, në shtetin e Nju Jorkut.

Ai filloi të punonte si berber kur ishte vetëm 11 vjeç dhe në Shtëpinë e Bardhë ishte president  Warren Harding.

Në vitin 2007 sipas ”New York Times”, kur ai ishte 96 vjeç hyri në librin e rekordeve  Guinness, si berberi më i moshuar në botë që punonte ende.

Që atëherë, shumë vite kanë kaluar dhe Mancinelli ende punon, nga ora 12:00 deri në orën 20:00 pesë ditë në javë.

Ai jeton vetëm dhe nget makinën nga shtëpia në dyqan.