Frymëzuese/ I riu nga Prrenjasi krijon 13 hektarë vreshta, investon në vendlindje

74

Erion Karriqi është një djalë nga Përrenjasi Fshat me plot ambicie dhe ide konkrete për të investuar në vendin e tij të lindjes.

Puna, sakrifica dhe mundi gjatë gjithë këtyre viteve në Itali ka bërë të mundur që sot tokën e lënë djerr për vite ta kthejë në vreshtari.

Nga përfitimi i lejes së Zhvillimit, Erioni sot ka 13 hektarë vreshtari me parametra bashkohorë dhe rrush të llojeve të ndryshme si : “Merlot” “Chardonnay”, “Cabernet” nga ku ka të punësuar 5 persona me sigurime.

Veç lejes së Zhvillimit, ai ka marrë edhe lejen e ndërtimit për kantinën që do të bëhet shumë shpejt e projektuar në një kodër me pamje fantastike.