Frymëzuese/ I riu nga Shkodra birëson vogëlushin me sindromën down që u braktis nga prindërit

140

Një histori nga ato që të “shkundin” qenien dhe të bëjnë të mendosh gjatë për gjërat që kanë vërtet kuptim në jetë…

Serxhio është një 23 vjeçar nga Shkodra i cili ka marrë një vendim, që ndoshta dikush tjetër në moshën e tij, s’do kishte marrë mundimin as ta imagjinonte.

23 vjeçari ka birësuar bashkë me familjen  e tij, një fëmijë special të cilin prindërit e tij biologjikë e lanë në maternitet, sapo zbuluan se ishte me sindromën down.

Domeniku, ose Dominushi, siç i thërret ai me përkëdheli vogëlushit 9 vjeçar, është tashmë pjesë e pandarë e jetës së Serxhios.