SHBA- Një profesoreshë në SHBA ka mbajtur për 3 orë në shpinë foshnjën e një studenti, në mënyrë që të mos ndërpritet procesi mësimor.
Profesoresha, njëkohësish dha edhe leksione për lëndën e anatomisë, teksa kujdesej edhe për foshnjën.
Ajo është Ramata Sissoko Cissé, një profesoreshë ndihmëse e biologjisë në Kolegjin Gjeorgjian Gwinnett në periferinë e Atlantës, e cila u shpreh se këtë veprim e bëri, që prindi i vajzës të merrte shënimet gjatë kohës së leksionit.