Gjesti fisnik në Elbasan, tifozit të Uellsit i kthejnë portofolin e humbur

141

Një tifoz nga Wellsi i cili kishte ardhur në vendin tonë për të ndjekur nga afër ndeshjen miqësore të futbollit mes vendit të tij dhe Shqipërisë mësohet se ditën e djeshme kishte humbur portofolin bashkë me paratë, biletat për ndeshjen dhe biletat e udhëtimit.

Por një i ri shqiptar ia kishte kthyer portofolin me gjithçka që kishte brenda të paprekur. Lajmi bëhet i ditur nga grupi i tifozëve nga Wellsi në Twitter ‘FSFWalesfanemb” që ndër të tjera shkruan se portofolin e Leyshon Thomas e ktheu një djalë i ri shqiptar dhe asgjë nuk ishte prekur brenda.

Komenti në rrjetin social nuk ka kaluar pa u vënë re nga tifozët e tjerë të cilët kanë përgëzuar të riun shqiptar emri i të cilit nuk bëhet i ditur duke u shprehur me fjalë pozitive për Shqipërinë