‘The Guardian’, artikull për verën shqiptare

1136

I vetmi vend në Tokë ku mund të pish një gotë verë të ftohtë me rrushin e Cërujës është Uka Farm, me një restorant aty pranë aeroportit të Tiranës. Rrushi ‘idiosyncratic’ shtrihet në pemët pranë brigjeve të liqenit në Ulëz në Veri të Shqipërisë, rrethit të Matit.

Ky lloj rrushi korret vetëm një herë në disa vjet. The Guardian publikon lajmin ku i jep një rëndësi të veçantë llojit të verës me rrushin e Cërujës. Shqipëria mund të mos jetë e njohur për verën e saj unike, por kjo po ndryshon ngadalë, pasi prodhuesit e verës si Flori Uka, të cilët blejnë të gjithë të korrat e rrushit të Cërujës, kanë filluar të bëjnë emër.

 Duke e përshkruar si vendin e Adriatikut, The Guardian shkruan se Shqipëria ka qenë pothuajse krejtësisht jashtë kufijve për të huajt deri në vitin 1991 dhe nën kolektivizimin e detyruar nga vitet 1950 dhe që atëherë krijoi dy lloje verërash. Të kuqe dhe të bardhë. Ndërsa sot në Shqipëri po ndodh një rilindje e dymbëdhjetë apo më shumë e rrushit vendas në 30 kantina të reja.

Cobo winery, Albania

Nën hijen e kështjellës së Beratit, vendit të mbrojtur nga Unesco, Muharram Çobo është duke kultivuar rrush origjinal shqiptar që nga viti 1994. Paraardhësit e Çobos u ndaluan së prodhuari verë gjatë epokës komuniste: Por Muharram kaloi shumë kohë duke eksperimentuar me disa mikro-fermentime, me 100 shishe çdo vit. Nga një hardhi e vetme, Çobo ka ringjallur një rrush tjetër që ngjitët nëpër pemë apo nëpër mure që njihet si ‘Puls i Bardhë’. Pas marrjes së mostrave të përgatitur prej 12-ditësh me gaz, hapëm një shishe Shendevere, të shampenoizuar mirë, aq i shijshëm sa çdo gjë tjetër që kam shijuar, shkruan Tristan Rutherford.

Uka Farm

Ndërkohë citohet edhe prodhuesi i verës, Flori Uka teksa thotë: “Kur përhapa verën e Uka Farm në restorantet lokale blerësit thonin : ‘Oh, është verë shqiptare, ne do paguajmë 2 euro një shishe. Çdo vit Shqipëria prodhon një milion shishe për një vend prej tre milion banorësh, në vend të kësaj ne importojmë 50 milionë euro verë italiane. “Por me këtë gjeneratë të re të verës, mund të mos zgjasë edhe për shumë kohë.