Hotelet rrisin të punësuarit dhe pagat

4

Fondi i pagave në aktivitetet e tregtisë, që përfshin tregtinë me shumicë, tregtinë me pakicë dhe riparimin e automjeteve dhe motoçikletave, në tremujorin e parë të vitit 2023, u rrit me 22.8 %.

Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT, shitjet neto në volum në aktivitetet e tregtisë shënuan rritje 2.7 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022, ndërsa edhe numri i të punësuarve shënoi rritje 2.7 %.

Në aktivitetin e hotelerisë, shitjet neto në volum shënuan rritje me 2.7 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022, ndërsa numri i të punësuarve shënoi rritje 4.4 %. Njëkohësisht, rritje shënoi edhe fondi i pagave me 14.1 % në këtë aktivitet.

Në aktivitetin bar-restorante, në tremujorin e parë 2023, shitjet neto në volum shënuan rritje 1 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022, numri i të punësuarve shënoi rritje 0.2 %, ndërsa fondi i pagave shënoi rritje 12.5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022.

Referuar të dhënave të INSTAT-it, në aktivitetet arkitekturë dhe inxhinierike, në tremujorin e parë 2023, shitjet neto në volum shënuan rënie 2.6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022, numri i të punësuarve shënoi rritje 6.8 %, ndërsa fondi i pagave shënoi rritje 19.3 %.