I papërsëritshmi, Robert Ndrenika feston sot 79 vjetorin e lindjes

17

Robert Ndrenika feston sot ditëlindjen e 79-të. Vitet kalojnë, por aktori i madh vetëm sa fiton gjithnjë e më tepër dashurinë e publikut shqiptar. Pa të, arti do të ishte më i paplotë, shpirtrat më të varfër.

Aktori tejet i dashur për të gjithë brezat, sjell gjithnjë mesazhe me peshë dhe aktuale me rolet e tij. Të gjithë e duan dhe e admirojnë thjeshtësinë e tij. Të gjithë e vlerësojnë për sjelljen në jetën reale, por edhe për personazhet që tashmë i përkasin. Askush s’i harron batutat e tij në teatër apo filma, dy botë që Ndrenika s’i ndau kurrë.

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në vitin 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin në Shtëpinë e Pionerit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”.

Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension.

Për shumë vite punoi si aktor i lirë (pas pensionit). Midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës, “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Në vitin 1979,  Ndrenikës iu akordua titulli “Artist i Merituar” dhe në vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”.

Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe në Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”.

Për disa vite, punoi si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve.

Robert Ndrenika ka dy vajza. Ai kishte një histori mjaft të bukur dashurie me gruan e tij, Polikseni.

Ai nderohet nga presidenti i asaj kohe, me titullin “Nder i Kombit” ( ne 2012).

Ne 2014 ai futet në botën e një personazhi kapriçoz përmes premieres “Djemtë gazmore”, pjesë e shkruar nga shkrimtari amerikan Neil Simon.

Në 2015, u shpall Aktori i Vitit dhe gjatë marrjes së çmimit, publiku u ngrit në këmbë dhe duartrokiti gjatë në nder dhe respekt të tij.

Robert Ndrenika përfaqëson jo vetëm nderin e dhe krenarinë e kombit por historinë e jashtëzakonshme të një njeriu të madh, që ka bërë histori përmes thjeshtësisë së madhështisë së tij.

Filmat :

Kronikë provinciale (2009)
Tifozët – (2004) komedi
Njerëz dhe fate – (2002-2
Tirana, viti zero
Parullat – (2001), Lleshi
Bolero – (1997)
Nata e dymbëdhjetë
Edhe kështu edhe ashtu
Botë e padukshme -azi
Përrallë nga e kaluara – (1987), Vangjeli
Vrasje në gjueti
Dhe vjen një ditë – (1986) si vëllai i Llano Bletës
Gurët e shtëpisë sime – (1985)
Tre njerëz me guna – (1985)
Shi në plazh – (1984) teater-komedi
Shirat e vjeshtës – (1984) , Sotiri
Nxënësit e klasës sime – (1984), Kristofori
Kohë e largët – (1983), Anastas Grigori
Besa e kuqe – (1982), Gjoni
Era e ngrohtë e thellësive – (1982) (TV)
Nëntori i dytë – (1982), karrrocieri i Ismail Qemalit
Prefekti, komedi, Qazim Mulleti

Vëllezër dhe shokë – (1982), Sokrati
Një shoqe nga fshati – (1980) Agushi
Ditët që sollën pranverën – (1979) (TV)
Mësonjëtorja – (1979), kocka
Në shtëpinë tonë – (1979), Stefi
Koncert në vitin 1936 (1978), Fotaqi (n/prefekti)
Shembja e idhujve – (1977), kapteri
Emblema e dikurëshme – (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin – (1974) Zeqo
Rrugë të bardha – (1974), Ganiu
Shtigje të luftës – (1974), Shabani
Kryengritje në pallat – (1972)
Odiseja e tifozave – (1972)
Kapedani – (1972), i biri i xha Sulos
I teti në bronx – (1970), Xhemali
Horizonte të hapura – (1968), Azemi
Oshëtimë në bregdet – (1966), Gjergjiekti komedi , Qazim Mulleti