Ines Neziri, çmim të parë në festivalin ndërkombëtar në Rumani

466

Ines Neziri ka fituar një natë më parë çmimin e madh të festivalit ndërkombëtar “Dreri i Artë” 2018, që mbahet në Brosov të Rumanisë, me këngën rumune “Jap jetën për dashurinë”. Trofeu iu dorëzua nga Luminica Dobresku, fituesja e parë e këtij festivali.

Ines filloi të këndonte kur ishte vetëm 12 vjeç. Ajo mori pjesë në garën “Gjeniu i Vogël 5” dhe fitoi çmimin e parë. Ndërsa në moshën 17 vjeçare arrin të rrëmbejë një çmim kaq të rëndësishëm siç është “Dreri i Artë”. Më herët ajo ka mundur të renditet e para edhe në një tjetër festival ndërkombëtar në Rumani, si “Golden Stag”.

Mediat rumune i kanë kushtuar vëmendje shqiptares duke e vlerësuar jo vetëm për vokalin por edhe mënyrën e interpretimit në skenë.

Për çmimin 25 mijë eurosh, vetë Ines ka deklaruar: “Deri më tani ky çmim është hapi më i rëndësishëm që kam bërë”.