INSTAT: Numri i vizitorëve rritje me 47.9% në dhjetor

0

Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë nga turistë të huaj.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi së fundmi ecurinë e strukturave akomoduese, ku për dhjetorin e 2023-shit vihet re një rritje dyshifrore si për qëndrimet e rezidentëve, edhe për jorezidentët.

Sipas INSTAT-it, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 47.9%, në krahasim me dhjetorin 2022.

Numri i vizitorëve rezident, sipas INSTAT, është rritur me 33.2%, ndërsa numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 66%.

Referuar INSTAT, numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 67.5%, në krahasim me dhjetorin 2022. Konkretisht numri i netëqëndrimeve nga rezident është rritur me 54.3% kurse numri i netëqëndrimeve nga jorezident është rritur me 81%.

Norma neto e shfrytëzimit të dhomave dhe të shtretërve, tregues i cili mat përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma dhe shtretër të disponueshëm për vizitorë janë rritur gjithashtu.

Gjatë muajit dhjetor, norma e shfrytëzimit të dhomave të “hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 13.3%, kundrejt 9.9% që ishte në muajin dhjetor 2022”.

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 14.7 %, kundrejt 8.5% që ishte në muajin dhjetor 2022.

/ata.gov.al