Italianët ‘ngrejnë në qiell’ Alpet Shqiptare: Peizazhe magjepsëse dhe të paprekura

159

“Alpet janë një nga destinacionet turistike surprizë të vitit 2019, vend tejet interesant dhe maja të thepisura që tejkalojnë 2000 metra.”

Kështu e nis përshkrimin e saj prestigjozja italiane “La Repubblica”, duke i cilësuar Alpet shqiptare një destinacion magjepsës për të gjithë të apasionuarit pas turizmit malor.

“Ju duhet të ecni nga 3 deri në 6 orë në ditë, duke fjetur në bujtina, me valixhe të transportuara me kuaj, midis pyjeve, ujëvarave, kanioneve, shpellave dhe burimeve të Parkut Kombëtar të Thethit dhe Valbones, i cili ofron peizazhe magjepsëse”-shkruan La Repubblica në artikullin e saj.

Shkrimi i plotë:

“Alpet janë një nga destinacionet turistike të vitit 2019, vend tejet interesant dhe maja të thepisura që tejkalojnë 2000 metra.”

Për ta njohur këtë bukuri të natyrës“La Compagnia del Relax” ju vjen në ndihmë, një portal i dedikuar për njerëzit që duan të shijojnë një udhëtim në këmbë, e të qetë.

Ju duhet të ecni nga 3 deri në 6 orë në ditë, duke fjetur në bujtina, me valixhe të transportuara me kuaj, midis pyjeve, ujëvarave, kanioneve, shpellave dhe burimeve të Parkut Kombëtar të Thethit dhe Valbones, i cili ofron peizazhe magjepsëse e të paprekura.

Gjatë regjimit komunist, vetëm banorëve, udhëheqësve dhe mysafirëve të veçantë me të cilët Shqipëria kishte raporte politike, u lejohej shëtitja në këtë perlë të natyrës.