Jeta dhe veprimtaria e Ismail Qemalit që në moshën 27-vjeçare ekspozohet te Muzeu

131

Dorëshkrime të hershme në të cilat Ismail Qemali mbante të gjallë komunikimin për shpalljen e Shqipërisë si shtet i pavarur janë pjesë e ekspozitës së çelur në Tiranë.

“Rrugëtimi i Ismail Qemalit ndër vite”, titullohet ekspozita e çelur në kuadër të 100 vjetorit të vdekjes se Kryeministrit të parë të shtetit shqiptar.

Pjesë e saj janë edhe dokumente të rëndësishme të periudhës se pushtimit otoman e diplomacisë së tij.

Është një ekspozitë e cila është shtrirë në kohë dhe hapësirë gjatë gjithë jetës të veprimtarisë së Ismail Qemalit me foto nga aktivitete të tij që në moshën 27 vjeçare dhe ecën në mënyrë kronologjike deri tek ngjarjet më të rëndësishme që kanë shënjuar jetën e tij si pjesmarrja në parlamentin osman, arratisja e tij në Perëndim. Ekspozita hapet në bashkëpunim dhe me Arkivin e Shtetit.

“Rrugëtimi i Ismail Qemalit ndër vite” erdhi si pjesë e ekspozitës dhe konferencës shkencore, organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar dhe Arkivi i Shtetit për vlerësimin e tij si burre shteti dhe kontributin në procesin e shtetformimit në kuader të kremtimit të 100 vjetorit të vdekjes.