Kadare zgjidhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi

108

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është zgjedhur anëtar i huaj i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi. Lajmi bëhet i ditur nga letra që Presidenti i Akademisë, Akademik Dragan K. Vukčević, i ka dërguar shkrimtarit.

“Është nderi dhe kënaqësia ime t’ju informoj se në Asamblenë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, mbajtur më 18 dhjetor, 2018, Ju jeni zgjedhur anëtar i huaj i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi. Jam i sigurt se me autoritetin dhe punën Tuaj profesionale, do të kontribuoni shumë në zhvillimin e mëtejshëm dhe reputacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi”, shkruan presidenti i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, akademiku Dragan K. Vukčević.