Kalatë e shumta anembanë Shqipërisë me historinë dhe arkitekturën e tyre po tërheqin një numër përherë e më të madh vizitorësh vendas, por edhe të huaj.
Kalatë vazhdojnë të jenë pikat më të vizituara nga turistët. Këtë vit numri i vizitorëve është shumë më i lartë se vitet e mëparshme. Në periudhën janar-korrik kalatë u vizituan nga 111 573 vizitorë vendas e të huaj.
Në janar- korrik 2022 kalatë u vizituan nga 63 731 , në 2021 nga 69 674 vizitorë dhe në 2020 nga 24 015 vizitorë vendas e të huaj.
Në Shqipëri ndodhen një sërë kalash si : kalaja e Gjirokastrës, kalaja e Lëkurësit, Sarandë, kalaja e Krujës, kalaja e Beratit, Kalaja e Petrelës, Tiranë, Kalaja e Ali Pashës, Tepelenë, kalaja e Rozafës, Shkodër etj.
/ata.gov.al