Vjeshta i ka shtuar sharmin bjeshkëve të Alpeve Shqiptare duke iu dhuruar ngjyra të mrekullueshme që mahnisin këdo që i viziton. Dhe nuk janë të paktë turistët e huaj por edhe dashamirë vendas të natyrës dhe ngjitjeve malore që zbulojnë magjinë e vjeshtës në majën e Vajushës në Lëpushë.
Lëpusha mbetet një nga bukuria e rrallë e natyrës së Kelmendit dhe si “perlë” e Alpeve Shqiptare.
Male të larta me bllokun shkëmborë të Shenikut në Bjeshkët e Namuna dhe malet përreth e bëjnë Lëpushën kryeneçe të bukurisë. Shtimi i bujtinave dhe rruga tashmë e rregulluar e bëjnë të lehtë aksesin në zonë për udhëtim të paharrueshëm.
/ata.gov.al