Klaudia Hajdari, shqiptarja në politikën belge

279

Komuniteti shqiptar në Belgjike gjithmonë e më shumë po fuqizohet edhe në vendimmarrje. Tanimë në radhët e atyre që i futen politikës aty janë edhe të rinjtë.

Klaudia Hajdari ka qenë vetëm 16 vjeçe kur u zgjodh si ambasadore e një organizate për të rinjtë. Ndërsa në tetor të këtij viti 18-vjecarja është zgjedhur si një nga kandidatet në zgjedhjet lokale në komunën Vilvoorde në Belgjike.

Ndër 35 kandidatet ekzistuese si këshilltare e komunës, Klaudia renditet e 14 dhe është e vetmja shqiptare.

Ndërkohë që sipas saj një ndër pjesët ku komuniteti në veçanti dhe fëmijët e të rinjtë më shumë kanë nevojë të madhe investimi janë shkollat shqipe, të cilat duhet të shtrihen përtej Brukselit.