Korça me 60 interpretues të folkut në festivalin e Gjirokastrës

10

Korça do të ketë grupet e saj artistike që do të performojnë në skenën e Festivalit Folklorik Kombëtar. Komisioni Artistik përzgjodhi nga një pjesëmarrje e gjerë, grupet të cilat do të përfaqësojnë qarkun e Korçës në këtë rikthim të një prej traditave më të bukura folklorike.

Më datën 27 qershor qarku i Korçës do të jetë pjesë e Festivalit Folklorik Kombëtar, që zhvillohet në Gjirokastër.

Rreth 60 bartës të folklorit nga të gjitha bashkitë e qarkut do të jenë pjesë e festës më të madhe të folklorit shqiptar, ku do të ngjiten në skenën e kalasë së Gjirokastrës.

Korça në këtë festival do të përcjellë vlerat më të bukura e të larmishme të trashëgimisë shpirtërore, etnomuzikore, etnografike dhe ato koreografike.

/ata.gov.al