Krahasimi/ Shqipëria ka numrin më të lartë të grave doktorante në Ballkan

183

Gratë që kryejnë ciklin e tretë të studimeve (doktoraturë) në Shqipëria janë në shifrat më të larta në Ballkan, duke u bërë kështu një ndër vendet që ka gra ‘shkencore’ më të larta se në rajon. Por, teksa Shqipëria ka numrin më të lartë të doktorantëve në vitin 2014, përkatësisht 84 të tilla., në vitet në vijim, numri i tyre erdhi duke rënë. Vitin e shkuar ishin 71 të tilla, me rënie në 3 vitet e fundit, sipas të dhënave të Statistikës së Unesco-s, në publikimin e botuar disa ditë më parë. Ndërsa në rajon, përkatësisht në Maqedoni dhe Serbi, numri i tyre ishte 45 vitin e shkuar dhe 38 në Bosnje e Hercegovinë.

Që nga vitet 1990, më shumë gra se meshkujt kanë përfunduar ciklin e tretë të studimit në shumicën e vendeve. Sipas të dhënave më të fundit në dispozicion, kishte më shumë femra se sa të diplomuar meshkuj nga arsimi i lartë në katër nga pesë vende (80%) me të dhënat në dispozicion. Megjithë qasjen e përmirësuar, gratë kanë më pak gjasa të vazhdojnë në nivelet e arsimit të lartë (doktoraturë) dhe specializime në fushat kërkimore. Globalisht, femrat janë më të shumta se meshkujt në nivelin e diplomës Bachelor, me burrat që përbëjnë rreth 47% të të diplomuarve dhe grave që zënë 53% në vendet me të dhëna në dispozicion. Gratë gjithashtu përfaqësojnë një përqindje më të lartë (55%) të të diplomuarve të nivelit master.

Megjithatë, përtej këtij niveli, ndryshon situata- burrat përbëjnë 54% të të diplomuarve nga programet e doktoratës dhe 71% e të gjithë kërkuesve, globalisht.

Gratë kanë më shumë gjasa se meshkujt të diplomohen nga katër fusha të doktoraturës: Arsimi; Arte Humane; Shkencat Sociale, Biznes dhe Ligj; dhe Shëndeti dhe Mirëqenia. Për shembull, në programet e Edukimit, gratë përbëjnë më shumë se dy të tretat e të diplomuarve në 88 nga 113 vende me të dhëna në dispozicion në 2017.

Për krahasim, burrat përfaqësojnë shumicën e të diplomuarve të ciklit të tretë në tri fusha të gjera: Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit; Inxhinieri, Prodhim dhe Ndërtim; dhe Bujqësisë. Midis këtyre programeve, një ç’ekuilibër i rëndësishëm gjinor mund të shihet në Inxhinieri, Prodhim dhe ndërtim. Burrat përbëjnë më shumë se tre të pestat e të diplomuarve të ciklit të tretë nga ky program në 92 nga 103 vende me të dhëna në dispozicion në 2017.

Të dhënat e raportit të Unesco-s sugjerojnë se ka nevojë për një sërë politikash sociale, nga programet shkollore që të inkurajojnë vajzat të ndjekin studimet e tyre në shkencë dhe matematik, nga ana tjetër edhe marrëveshje profesionale që u mundësojnë grave të menaxhojnë përgjegjësitë e kujdesit familjar dhe të kapërcejnë paragjykimet që ngjiten në shumë vende pune.