Kroçera me 1000 turistë viziton Sarandën

281

Një kroçerë më rreth 1 mijë turistë në bord ka vizituar këtë të shtunë qytetin e Sarandës.

Kroçera “Viking Sky” është ankoruar në brigjet e Sarandës, teksa turistët që vinin nga vende të ndryshme të botës kanë vizituar atraksionet turistike në qytetin jugor.

Butrinti dhe Kalaja e Lëkursit ishin ndër destinacionet e preferuara të turistëvë të huaj, të cilët veç bukurive natyrore dhe arkeologjike u njohën edhe me trashëgimin kulturore të kësaj zone.
Sipas drejtorisë së Turizmit në bashkinë e Sarandës këtë vit qytetin bregdetar pritet ta vizitojnë rreth 60 kroçera më turistë.