Kroçera “Sirena” me 657 turistë viziton sërish Durrësin

5

Në portin e Durrësit mbërriti mëngjesin e djeshëm kroçera “Sirena” me 657 turistë.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “sipas të dhënave të agjencisë turistike, turistët vijnë nga 22 vende të botës, 422 pasagjerë prej të cilëve i përkasin shtetësisë amerikane”.

“Sirena” është një ndër anijet turistike që tashmë Shqipërinë e ka pjesë të itinerait të saj të përvitshëm. Kjo është hera e tretë brenda këtij viti që kjo kroçerë viziton Durrësin.

Gjatë qëndrimit të anijes në Durrës turistët e huaj do të vizitojnë qytetet e Tiranës, Krujës dhe Durrësit dhe pas 12 orësh në qytetin antik kroçera do të vijojë lundrimin drejt Crotones (Itali).

Vetëm përgjatë këtij viti në ndalesat e saj në Durrës kjo kroçerë ka sjellë më shumë se 2000 turistë me kombësi të ndryshme.

/ata.gov.al