Kryhet ndërhyrja e rrallë në QSUT, del me sukses operacioni i vogëlushes

45

Një ndërhyrje e ndërlikuar kirurgjikale është kryer me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, operacioni i parë i zëvendësimit të një organi që mungonte, ezofagut, me pjesë të stomakut.

Ndërhyrja e parë e këtij lloji në Shqipëri, me teknikë të avancuar, u realizua nga dr. Dritan Alushani dhe ekipi i mjekëve të Kirurgjisë Infantile.

Pas dy ndërhyrjesh shumë delikate, e para menjëherë pas lindjes dhe e dyta 1 vit më vonë që zgjati për 9 orë me rradhë, Amelia ia ka dalë me sukses asaj që ishte e pamundur: Të jetojë dhe të ushqehet vetë pas zëvendësimit të një organi që i mungonte, ezofagut, me pjesë të stomakut

Pas kontrollit të fundit mjekësor pak ditë më parë, Amelia rezulton plotësisht e shëndetshme.