Kur janë më efektive ushtrimet fizike, para apo pas mëngjesit?

24
Happy runner woman runs in the park jogging exercise.

Ushtrimet fizike janë gjithmonë një ide e mirë, por në cilën orë të ditës ato janë më të dobishme për shëndetin tuaj.

Studimi i botuar në ”Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism” zbulon se ushtrimet  para mëngjesit përmirësojne kontrollin e sheqerit në gjak dhe ndihmojne në djegien e më shumë yndyrave.

Një grup shkencëtarësh nga Universitetet e Bath dhe Birmingham, vëzhgoi 30 burra mbipeshë në një seksion ushtrimesh të drejtuara (50 minuta biçikleta të palëvizshme tri herë në javë) për gjashtë javë.

Vullnetarët u ndanë në dy grupe aktive, të cilët stërviteshin përkatësisht para dhe pas mëngjesit.

Meshkujt që ushtroheshin para mëngjesit digjnin dy herë më shumë yndyrë sesa ata që ushtroheshin me stomakun plot.

Sipas shkencëtarëve, rritja e konsumit të yndyrës trupore i atribuohet niveleve të ulëta të insulinës në gjak gjatë stërvitjes.

Ata fillimisht dogjën ato pak karbohidrate që ishin ende në dispozicion, dhe menjëherë më pas rezervat e yndyra në indet e tyre si burim energjie.

Jo vetëm kaq: ky grup tregoi një përgjigje më të mirë ndaj insulinës edhe më vonë gjatë ditës – domethënë, ata kishin nevojë për nivele më të ulëta të insulinës për të kontrolluar sheqerin në gjak.

Insulina është një hormon i prodhuar nga pankreasi që lejon qelizat të marrin sheqerin e pranishëm në gjak dhe të marrë me ushqim, për ta përdorur atë si një burim energjie.

Njerëzit që nuk ushtrojnë mjaftueshëm dhe fitojnë peshë të tepërt duhet të prodhojnë më shumë insulinë që hormoni të bëjë punën e tij – një gjendje e njohur si rezistenca ndaj insulinës, një paradhoma dhe tipari kryesor i diabetit të tipit 2.

Ushtrimet para mëngjesit mund të ndihmojnë për të shmangur këtë rrezik.