“La Belle De L’Adriatique”, 146 turistë të huaj vizitojnë Vlorën

10

“La Belle De L’Adriatique”, me 146 turistë nga vende të ndryshme si Francë 119, Kanada 2, Zvicër 6, Belgjikë 16, Britani e Madhe, Marok, u akostua mëngjesin e sotëm në Portin e Vlorës ndërsa afron sezoni veror turistik.

Kroçera vjen nga porti i Sarandës dhe do të qëndrojë 1 ditë në portin e Vlorës ku do të zhvillojë turet e ndryshme dhe me pas do të shkojë në portin e Durrësit.
Thuajse një muaj më parë ‘Bukuroshja e Adriatiakut’ ishte për të disatin vit radhazi hapi siparin e sezonit turistik për kroçierat në Durrës, kur mëngjesin e 24 prillit u ankorua me 134 turistë, kryesisht francezë.
Anija me gjatësi 111 m, e cila lundron nën flamurin belg u ankorua në kalatën 5 të portit. Ky nuk do të jetë lundrimi i saj i vetëm drejt Durrësit për këtë vit, ndërsa mësohet se gjatë këtij sezoni kjo anije turistike do të vizitojë portin më të madh të vendit edhe 5 herë të tjera.

/ata.gov.al