Laert Vasili kthehet në Shqipëri me çmimin “Actor of Europe2018”, (aktori i europës 2018) nga Festivali Ndërkombëtar i Teatrit me të njëjtin emër, që mbahet prej 16 vitesh në zonën e Liqenit të Prespës, nën motivin “Lake without borders” (Liqeni pa kufij).
Për herë të parë ky festival u themelua nga një nga personalitetet më të njohura të letrave franceze Zhak Lakarier.
Në të kaluarën me këtë çmim janë vlerësuar artistë të mirënjohur si Bruce Myers, Ion Karamitru, Rade Srebexhia, Marsel Bozone etj.