Libraria lundruese më e madhe në botë vjen në Vlorë, e gjeni aty gjithë shtatorin

32

“Logos Hope”, libraria më e madhe lundruese në botë, ka mbërritur dje në brigjet shqiptare, në portin e Vlorës.

Libraria më e madhe lundruese në botë “Logos Hope” që udhëton prej viteve ’70, e ka pritur e përcjellë rreth 46 milionë vizitorë, ka prekur edhe brigjet tona duke u ndalur në Portin e Vlorës.

Anija do të qëndrojë gjatë gjithë muajit shtator në Vlorë me plot 5000 tituj librash.

Në anije shërbejnë 300 persona vullnetarë.

Pas Vlorës, libraria lundruese planifikon të ankorohet edhe në portin e Durrësit, duke i dhënë mundësinë më shumë libradashësve të ngjiten në bordin e saj.