Librat elektronikë do të përjashtohen nga TVSH-ja

125

Qeveria po sheh mundësinë e një ndryshimi në ligjin “Për librin në Republikën e Shqipërisë” që përfshin përjashtimin nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar të atyre që sot njihen si e-librat, apo libra që lexohen në platforma elektronike dhe jo në versionin tradicional letër.

Ndryshimi i parë në Nenin 18/1 nënvizon se “furnizimi i shërbimeve të shtypshkronjave, shtëpive botuese, dhe materialet e ofruara në formën tradicionale dhe çdo formë tjetër elektronike të librit, pavarësisht përmbajtjes së tij, që mund të lexohet nëpërmjet pajisjeve të tjera ndihmëse përfshirë edhe platformat elektronike (e-libri), përjashtohet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.