Liqeni i Shkodrës, një nga zonat më të pasura në Evropë për shpendët ujorë

112

Liqeni i Shkodrës është një nga zonat më të pasura në Evropë për biodiversitetin, me larmishmëri peshqish dhe shpendësh ujorë.

Liqeni i Shkodrës ndodhet në veriperëndim të Shqipërisë dhe qëndron nga të dy anët e kufirit mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ai është liqeni më i madh i Gadishullit të Ballkanit. Është i gjatë 43 km dhe i gjerë 14 km dhe thellësi mesatare 7-10 m, me pikën më të thellë 44 m. Liqeni i Shkodrës është i pasur dhe në faunë.

Rreth 250 lloje shpendësh gjenden në liqen dhe rreth tij, ku gjysma janë migrues dhe pjesa tjetër folezon në brigjet e liqenit.