Liqeni i Kukësit, nis pastrimi nga mbetjet

368

Në kuadër të nismës “Të pastrojmë Shqipërinë”  punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura (AdZM) Kukës, sot janë në aksion për pastrimin e mbetjeve të grumbulluara nga prurjet e liqenit të Kukësit në afërsi të Monumentit të Natyrës” Këneta e Kashtës”.

Liqeni i Kukësit është një basen i gjerë ujorë që e merr shtrirjen e tij nga burimet e Drinit të Zi dhe atij të Bardhë e deri në Fierzë për të vazhduar mandej me Komanin,Vaun e Dejës dhe me derdhje në Adriatik.

Ndotësit e tij nuk janë vetëm banorët vendas por edhe plastikat që vijnë nga Maqedonia dhe Kosova.

Ky liqen tashmë është kthyer në një habitat për specie e egra ujore që strehohen e shumohen në të.

Ndotja e tij përbënë një rrezik të madh për ekosistemin e zonës ku shtrihet.

Ky liqen ka një vlerë të madhe ekologjike dhe klimaterike për zonën e veriut.

Burimi: Ata.gov.al