Manastiri i Spilesë në Gjirokastër, besimtarë e turistë të shumtë e vizitojnë çdo 8 shtator

1

Kisha e Manastirit të “Shën Mërisë” (Spile), rreth 20 km nga Gjirokastra, është Monument Kulture Kategoria I. Sot është festa e saj, e cila mbledh besimtarë të shumtë si dhe vizitorë.

Kisha daton rreth vitit 1630. Sipas të banorëve të fshatit, Manastiri i Spilesë është ndërtuar nga Arhondët, të pasurit e Saraqinishtës. Manastiri është një kompleks banesash në formë “sarajesh” me rreth 40 dhoma dhe banorët i këndonin dhe e përshkruanin me këngë:

“Manastiri oda oda

Theri 22 zoga

20 jashtë e 20 brenda

40 kandile ergjenda”

Në këtë manastir në çdo 8 shtator mblidheshin fshatarë nga gjithë krahina, po dhe nga Senica e Shën Vasil i Sarandës, nga Maleshova e Zagorie etj., ndaj dhe sot Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, uron gjithë banorët e zonës por edhe ata që i duan këto vlera arkitekturore e fetare.

Gjithashtu DRTK Gjirokastër sjell edhe fotografi të projektit të restaurimit të Manastirit të Shën Mërisë Spile.

/ata.gov.al