Mbërrin në Shqipëri jahti 86 metra “Kingdom 5” me 56 persona në bord

1

Shqipëria është gjithnjë e më shumë një destinacion atraktiv për turistët e huaj në mesdhe. Këtë të dielë në brigjet shqiptare ka mbërritur jahti “Kingdom 5”, me 56 persona total në bord.

Në një njoftim përmes rrjeteve sociale, Drejtoria Përgjithshme Detare, bën të ditur se yahti në fjalë mban flamurin e Arabisë Saudite dhe udhëton nga Mali i Zi drejt Greqisë, për në Korfuz, teksa do të ndalojë edhe në Vlorë, ku do të shijojë bukuritë e bregdetit shqiptar.

“Duket se era e turizmit sa vjen dhe shtohet sipas indikatorve dhe parashikimeve”, njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare, teksa publikon foto të Yahtit të mbërritur në vendin tonë.

“Sot ka mbërritur në radën e Vlorës moto yahti Kingdom 5 me 56 persona total ne bord, me gjatësi 86 metër dhe gjerësi 13.2 metër, flamur Arabia Saudite, ka ardhur nga porti i Tivat – Mal i Zi dhe ka për destinacion Corfu – Greqi. “M/Y Kingdom 5” ka vendosur Vlorën ne turin turistik të bukurive të brigjeve Shqiptare. Bregdeti Shqiptar eshtë destinacion dhe interesi eshtē i madh…”, njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.

/ata.gov.al