Mbështetje 10 mijë lekë për krerë nga Skema Kombëtare 2024

28

Sektori i blegtorisë mbetet prioritet i politikave mbështetëse të qeverisë, për rritjen e strukturave të fermave drejt konkurueshmërisë më të madhe në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Fermat me lopë mbështeten në vlerën 10 mijë lekë për krerë, për tufa me 10 deri në 50 krerë lopë.

“Ndërsa për çdo krerë mbi tavanin, do të japim 50% të financimit, duke nxitur më shumë rritjen e tufave dhe realizimin e një ekonomi shkalle akoma më të lartë”, bëri të ditur ministrja në një postim në rrjetet sociale.

Aplikuesit në grupimet e Bashkimit të Blegtorëve, një kontratë mes blegtorësh për të realizuar të njëjtin produkt drejt të njëjtit treg dhe të njëjtin protokoll veterinar, do të përfitojnë të parët duke marrë secili prej tyre në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal.

/ata.gov.al