Miratohet projekti i restaurimit të portave në Kalanë e Beratit

35

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit: “Mirëmbajtje dhe restaurim i portave në Kalanë e Beratit”, Berat.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore sqaron se “projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat, në fazën e tij të parë parashikon ndërhyrje restauruese me qëllim mirëmbajtjen e portave të kalasë së Beratit”.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Kalaja e Beratit është ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum.

Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndësishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha.

Me formën e saj të spikatur në trajtë trekëndëshi ajo ngrihet mbi një kodër të lartë 187 m, e cila ndodhet në bregun e djathtë të lumit Osum, duke dominuar luginën

Brenda sipërfaqes prej 9.6 ha të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, Sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe .

Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborrit të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, baçe dhe shtëpi banimi të cilat përbëjnë lagjen e quajtur kala.